KreuCelebrity

Probleme për Bruce Willis: aktori i njohur po humbet kujtesën!

Sipas disa mediave aktori i famshëm po bën filma të kategorisë së dytë, për të mbledhur para, derisa është akoma në gjendje të punojë. Por, sipas një shkrimi të botuar në revistën njuzelandeze Herald, Bruce Willis është duke luftuar kundër problemit të humbjes së kujtesës.  Aktori ka krijuar tashmë një koleksion filmash të dështuar si “American Siege”, “Apex”, “Cosmic Sin”, “Deadlock”, “Fortress”, “Out of Death”, “Survive the Game” e “Midnight in the Switchgrass”.

Vetë aktori nuk e ka pohuar kurrë problemin e mungesës e kujtesës, por siç vazhdon Herald, janë vetë regjisorët me të cilët aktori ka bashkëpunuar ndër vite, që thonë se Bruce ka probleme me mbajtjen mend të tekstit.

Revista i referohet një dokumentari në youtube me titutllin ‘Bruce Willis Fake Movie Factory” ku ka komente të ndryshme dhe të ashpra kundrejt aktorit, ku midis tyre dhe regjisori Matt Eskandari, i cili ka punuar me aktorin gjatë filmave të fundit.

“E njoh personalisht sepse kam qenë regjisori i tij në 4 filma. Është e trishtë të shikosh një legjendë si Bruce që përkeqësohet çdo ditë përpara syve të tu. E kam parë ndërsa punoja me të në projektet e viteve të fundit,” eshtë shprehur ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF