KreuCelebrity

Luana Vjollca gati për projektin e ri! Zbulohet programi, televizioni dhe bashkëprezantuesi!

Moderatorja e njohur Luana Vjollca pas largimit nga Top Channel, nuk u shfaq me asnjë projekt tjetër televiziv këtë sezon.

Gjatë gjithë kësaj kohë ajo ka qenë aktive në rrjetin e saj social Instagram, duke ndarë me ndjekësit vazhdimisht momente nga përditshmëria por edhe copëza nga projektet e saj private.

Së fundmi burime për “Kryefjala.al” bëjnë me dije se moderatoren e njohur do ta shohim shumë shpejt në programin “Piranjat” që pritet të nisë në AbcNews Albania.

Po të njëjta burime thonë se Luana do ta ndajë këtë eksperiencë me gazetarin e njohur, Berat Buzhala.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF