Vëllai i deputetes kosovare Mimoza Kusarit, Ylber Kusari, dhe bashkëshorti i tij Jonathan Ausman janë bërë prindër për herë të parë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur bashkëshorti i tij Jonathani me anë një postimi në Facebook. Ata janë bekuar me një vajzë, të cilën kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin, Adea.
“Jemi shumë krenarë të njoftojmë lindjen e vajzës sonë Adea Ausman-Kusari më 1 mars 2022 në orën 17:49 në Spitalin e Përgjithshëm Brockville”, ka shkruar ai.
Kujtomë që Ylber Kusari dhe partneri i tij Jonathan Ausman disa muaj më parë kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në Kanada.



















