Mamaja e motrave të famshme Hadid, Yolanda është kritikuar së fundmi nga ndjekësit pasi njëra nga vajzat e saj, Bella zbuloi se bëri një ndërhyrje në hundë në moshën 14-vjeçare.
Përdoruesit e Twitter-it e kanë kritikuar Hadid për lejimin e fëmijëve të saj që të bënin operacione në një moshë kaq të re, madje disa kanë shkuar aq larg sa ta quajnë atë një “nënë të keqe”.
“Yolanda është një nënë e tmerrshme. Ajo inkurajon çrregullimet e të ngrënit dhe e ka lënë vajzën e saj para adoleshencës të bëjë një operacion estetik?”, shkroi një prej tyre.
Një komentues duke iu referuar martesës së Yolandës me Mohamed Hadid shkroi, “Ajo me të vërtetë u martua me një burrë palestinez dhe më pas u zemërua me fëmijët e saj që kishin tiparet për ta provuar këtë”.
Kujtojmë që pak ditë më parë, Bella zbuloi për ‘Vogue’ se ishte penduar për operacionin në hundë sepse përfaqësonte historinë e saj familjare. “Do të doja të kisha mbajtur hundën e të parëve të mi” tha ajo teksa foli edhe për periudhën kur ajo ishte nën hijen e motrës së saj më të madhe Gigi, e cila iu bashkua industrisë së modelingut e para.



















