KreuCelebrity

Habit Brad Pitt: prodhon shampanjën e çmimeve Oscar 2022!

Fituesit e ceremonisë të cmimeve Oscar 2022, kësaj radhe do të mund të festojnë atë me një shampanjë të veçantë. Bëhet fjalë për rozenë e Chateau Miraval të prodhuar nga vetë aktori Brad Pitt, megjithëse kandidatët patën fatin ta provojnë atë në 7 mars, gjatë drekës gala të organizuar nga Akademia e aktorëve.

Gjatë edicionit të vitit të kaluar, përveç shisheve të sponsorit tradicional të shampanjës, Piper Heidsieck, protagoniste u bënë edhe dy verëra, një Chardonnay dhe një Cabernet Sauvignon, të prodhuara nga regjisori Francis Ford Coppola në rajonin e Sonomasë në Kaliforni.

Aktori Brad Pitt ka filluar të prodhojë verëra që prej vitit 2020, ku ai u lidh me dy nga pjesëtarët më të spikatur të dinastive së familjeve të njohura Perrin dhe Peters. Vera roze Fleur de Miraval doli në treg në 15 tetor të atij viti.

I entuziazmuar aktori u shpreh për revistën People se për të champagne është simboli i festave, i shkëlqimit, prestigjit dhe luksit. “Champagne rozë është diçka më shumë”, është shprehur ai. “Jam shumë i kënaqur”, ka thënë Pitt në atë kohë. Historia e Chateau Miraval nis që në 2008, ku ai bashkë me ish- bashkëshorten Jolie blenë vreshtat dhe filluan prodhimin e verërave se bashku me enologun Marc Perrin. Ajo u kthye më pas në mollë sherri, pasi pas divorcit aktorja i shiti pjesën e saj miliarderit rus Yuri Shefler, në një kohë që kontrata nuk parashikonte asnjë veprim të tillë nga të dyja palët.  

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF