KreuCelebrity

Zbulohet shuma që i është ofruar Luana Vjollcës për projektin e ri televiziv!

Moderatorja e njohur Luana Vjollca pas largimit nga Top Channel, nuk u shfaq me asnjë projekt tjetër televiziv këtë sezon. Gjatë gjithë kësaj kohë ajo ka qenë aktive në rrjetin e saj social Instagram, duke ndarë me ndjekësit vazhdimisht momente nga përditshmëria por edhe copëza nga projektet e saj private.

Së fundmi u bë me dije se moderatoren e njohur do ta shohim shumë shpejt në programin “Piranjat” që pritet të nisë në AbcNews Albania.

Portali “Syri Net” ka publikuar edhe një video të Luanës nga takimi me pronarin e televizionit ABC në Tiranë.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se televizioni në fjalë i ka një ofruar pagë mujore mbi 15 mijë euro për të qenë pjesë e tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF