Historia e dashurisë e Tuna Sejdiut dhe Patris Berishës gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e publikut. Së fundmi duket se ata kanë vendosur t’i japin edhe një herë një shans njëri-tjetrit.
Burime pranë “Prive” kanë bërë me dije se lajmet, të cilat kanë qarkulluar ditët e fundit në mediat sociale, se dyshja është ribashkuar janë të vërteta.
Thuhet se Patrisi është duke qëndruar thuajse me kohë të plotë te Tuna në Shkup.
Kujtojmë që ata janë prindër të dy djemve, Tianit dhe Zenit dhe përpara ndarjes kanë jetuar në një apartament në Prishtinë.



















