Është folur prej kohësh se Vladimir Putin është adhurues i madh I Botox-it. Në fakt, fytyra e tij me kalimin e viteve është bërë më e lëmuar e pa rrudha, e duket se kjo I detyrohet pikërisht ndërhyrjeve estetike. Por tani, për shkak të luyftës që nisi në Ukrainë, presidenti rus rrezikon të mbetet pa produktin e preferuar.
Prodhuesi amerikan i barnave “AbbVie”, i cili zotëron ilaçin kozmetik, njoftoi se po ndalon operacionet brenda Rusisë si rezultat i sulmit të Moskës ndaj vendit fqinj. Në këtë mënyrë, ajo I bashkohet një liste të gjatë kompanish të huaja që po bojkotojnë Rusinë.
Prodhuesi amerikan i barnave Eli Lilly është zotuar të vazhdojë të dërgojë ilaçe kritike për kancerin dhe diabetin në Rusi, por po ndalon shitjet e “ilaçëve jo thelbësorë”. Prodhuesi zviceran i barnave Novartis ka njoftuar gjithashtu se po pezullon të gjitha investimet dhe aktivitetet e marketingut në Rusi, ndërsa Pfizer, Bayer dhe Abbott Laboratories kanë reduktuar shpenzimet.



















