Këngëtarja aq e dashur për të gjithë Rihanna është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Edhe pse vetë ajo nuk ka zbuluar ende gjininë e bebit, së fundmi ka hedhur dyshimet se është në pritje të një vajze.
Këngëtarja ka shkuar në një qendër tregtare dhe ka ndaluar edhe të veshjet për fëmijë. Ajo është fotografuar me një fustan në ngjyrë portokalli dhe kaq ka mjaftuar që në të gjitha mediat sociale në mbarë botën të shpërndajnë lajmin se “Rihanna është në pritje të një vajze”.
Kujtojmë se gjatë periudhës së pritjes së ëmbël, Rihanna është shfaqur me një stil të guximshëm, me të cilin ka preferuar të vendosë në dukje barkun e saj të rrumbullakosur.



















