KreuCelebrity

Schwarzenegger: “Putin, ndaloje këtë luftë!”

“Kjo luftë është e paligjshme,” thotë Arnold Schwarzenegger në video-mesazhin e tij nëntë minutësh. Ky mesazh, i postuar të enjten është parë 25 milionë herë në Twitter. Në të Schwarzeneggeri, i cituar nga DW, i drejtohet shprehimisht popullit rus: “Jeta juaj, trupat tuaj, e ardhmja juaj po sakrifikohen për një luftë të pakuptimtë që e dënon e gjithë bota”.

Videoja e titruar me përkthimin në rusisht u shpërnda përmes platformave Instagram dhe YouTube si dhe aplikacionit të mesazheve Telegram, i cili ndryshe nga të parat është ende i aksesueshëm në Rusi.

Në video, ish-kampioni botëror i bodybuilding-ut flet me dashuri për popullin rus, për të cilin ndjen “veç dashuri dhe respekt”. Arnold Schwarzenegger është shumë i dashur për publikun rus shkak të lidhjes së tij të gjatë me atë vend. Schwarzenegger-i thotë në mesazh se rusëve nuk po u tregohen gjërat e tmerrshme që po ndodhnin në Ukrainë dhe në botë.

Schwarzeneggeri i dërgon në video edhe një mesazh Kremlinit: “Pse po i sakrifikoni këta të rinj për ambiciet tuaja?” Ai i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin me këto fjalë: “Ju e nisët këtë luftë. Ju po e bëni këtë luftë. Ju mund ta ndaloni këtë luftë tani.” Aktori i filimit “Terminator” është njëri nga vetëm 22 personat që lideri rus ndjek në Twitter.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF