Ishte tallur në fëmijëri nga mësuesja e saj, por 19 vjecarja Alley Eley nga Melburni tregoi se talenti i vërtetë i kapërcen pengesat dhe arrin të dalë në dritë në një ambjent që di sesi ta vlerësojë. Vajza shkëlqeu në “The Voice Australia” duke mahnitur trajnerët. Ajo tregoi se në moshën 9 vjecare, kishte një mësuese që kishte dashur ta dëgjonte duke kënduar.
“Herën e parë që këndova, ajo qeshi para gjithë klasës dhe tha: ‘Mendova se më the se mund të këndosh. Si nëntë vjeçare, isha shumë e dërrmuar…do t’i tregoj asaj se mund ta bëj këtë!”, tha konkurrentja australiane.
Dhjetë vjet më vonë, ajo ishtë duke qëndruar në skenën e “The Voice”, duke befasuar emra të njohur si Keith Urban, Rita Ora, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian. Pas performancës së fuqishme dhe unike të këngës “Teenage Dirtbag”, Alley shpërthen në lot, dhe Rita nxitoi ta ngushëllonte duke i treguar se në fakt, performance e saj ishte shumë e mirë. Artistja shqiptare duke e përqafuar, i pëshpërit në vesh duke i thënë: “Ishte e mrekullueshme!”.
“Ne marrim shumë energji nga nxitësit e fansave në jetën tonë”, tha trajneri Keith Urban pas performancës spektakolare të 19-vjeçares. “Por ne marrim shumë energji nga kundërshtuesit që na thonë: ‘nuk do të arrini kurrë asgjë. Sapo keni gërvishtur sipërfaqen e diçkaje përtej pritjeve tuaja”, shtoi Rita, anëtarja tjetër e jurisë së “The Voice Australia. “A e dini se cila ishte mësuesja juaj e muzikës, ajo ishte e frikësuar dhe e tmerruar nga talenti juaj”, vazhdon të thotë Keith. “Ajo që sapo pashë ishte e jashtëzakonshme”, shton ai.
Sezoni i ri frymëzues i “The Voice Australia” pritet të nisë transmetimin pas Pashkëve në Channel 7 dhe 7plus.