Për herë të parë, këngëtari i mirënjohur shkodran Bujar Qamili rrëfeu një histori të tij shumë personale. I ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ai tregoi se shumë vite më parë, ishte zhgënjyer keq nga ish e dashura, të cilën e kishte gjetur me një djalë tjetër.
Këngëtari u pyet nëse është zhgënjyer ndonjëherë nga ndonjë person që e ka dashur shumë.
Ai u përgjigj duke thënë: Kam patur dikur një të dashur, dhe e pashë me dikë tjetër. Më zhgënjeu. Kam thënë: ” Si e bëri kjo këtë punë?”
Ndërkohë, tashmë është lumturisht i martuar, dhe ka një harmoni për t`u pasur zili në marrëdhënien me bashkëshorten e tij.