Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë një nga çiftet më të pëlqyer të shoëbizit shqiptar. Ata prej vitesh jetojnë një histori të bukur dashurie dhe shpesh zgjedhin të ndajnë edhe me fansat momente të bukura.
Sot në familjen e tyre ka festë pasi Ermali feston ditëlindjen, ndaj Ami ka zgjedhur që ta urojë edhe në rrjetin e saj social Instagram.
Përkrah disa fotografive ku ata shihen shumë të lumtur dhe të dashuruar me njëri-tjetrin, Ami ka bërë një dedikim emocionues për bashkëshortin e saj, “Gjithmonë me ty. Gëzuar ditëlindjen dashur”.
Kujtojmë që Ami dhe Ermali janë prindër të dy fëmijëve, djalit Joel dhe vajzës Sia.