Dy aktorët e Hollyvudit, Mila Kuins dhe Ashton Kutcher arritën të mblidhnin rreth 35 milionë dollarë për të mbështetur refugjatët që po largohen nga Ukraina.
Për këtë gjest emocionues presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falënderuar aktorët me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”.
“Ata kanë mbledhur tashmë 35 milionë dollarë dhe po i dërgojnë ato në @flexport & @Airbnb, për të ndihmuar refugjatët ukrainas. Mirënjohës për mbështetjen e tyre. Të impresionuar nga vendosmëria e dy aktorëve. Ata frymëzojnë botën”, ka shkruar presidenti i Ukrainës.
Kujtojmë se Kutcher, 44 vjeç, dhe Kunis, 38 vjeçe, e cila ka lindur në Chernivtsi të Ukrainës, nisën më 3 mars një “GoFundMe” për të financuar kompanitë me bazë në San Francisco Flexport dhe Airbnb.