Marsela Çibukaj e fitoi zemrën e publikut shqiptar me talentin, por edhe ciltërsinë e thjeshtësinë e saj. Sor me rastin e ditëlindjes, këngëtarja i ka dedikur vetes një urim, i cili në fakt, duhet të shihet si mesazh për të gjitha femrat dhe mënyrën sesi ato e shohin vetveten (shikim ky, që shpeshherë është plot tone kritike e pakënaqësi).
Marsela u shfaq e veshur me një fustan në ngjyrë blu me motive lulesh, dhe dukej mjaft e kënaqur. Ajo qartazi po e shijonte shumë këtë moment.
“Asgjë s’do t’i ndryshoja kësaj bukuroshes këtu. I është dasht shumë punë, grindje dhe paqe me veten, ëndrra dhe këmbëngulje, besnikëri dhe dashuri për të qenë ajo që është sot. 21 Mars Gëzuar ditëlindjen vetja ime”, ka shkruar ajo.