KreuCelebrity

Beyonce do t`i mahnisë të gjithë në Oskar!

Është pothuajse çdo gjë gati për ceremoninë e çmimeve Oskar, e cila është caktuar mbrëmjen e datës 27 – 28 mars. Këngëtarja e famshme Beyonce është në tratativa për performancën e saj e cila pritet të hap spektaklin.

Këngëtarja do të performojë live këngën e saj “Be Alive”, që është dhe e nomimuar në kategorinë e këngës më të mirë orgjinale, pjesë e kolonës zanore të filmit “Një familje fituese- Mbreti Richard”, ku protagonist është aktori Will Smith, i nominuar dhe ai si aktori më i mirë protagonist për të njëjtin film.

Po sipas prestigjozes Variety mund të shfaqet dhe Smith me Beyonce-n.

Këngëtarja do të shfaqet në fushat e tenisit, të Komptonit, në Kalifoni. Filmi ka në qendër historinë e dy motrave Venus dhe Serena Williams, dhe pikërisht në ato fusha tenisi dy motrat e famshme janë stërvitur gjatë viteve të para të karrierës së tyre të gjatë. Spektakli do të drejtohet nga aktoret Amy Schumer, Regina Hall e Wanda Sykes.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF