KreuCelebrity

U tha se s’flet më me Einxhel, Beniada sqaron si qëndron e vërteta!

Beniada dhe Einxhel krijuan një miqësi të ngushtë teksa ndodheshin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Por pas daljes ato nuk janë parë në shoqërinë e njëra-tjetrës, ndaj në mediat sociale së fundmi është përfolur se shoqëria e tyre mund të ketë pësuar krisje.

Lidhur me këto aludime ka folur Beniada teksa një nga ndjekësit e ka pyetur, nëse është e vërtetë që Einxhel i ka ngelur hatri me të dhe nëse janë takuar që pas daljes nga shtëpia e “BBV”.

“Nuk e di pse shumë veta po ma bëjnë këtë pyetjen, por nuk ka asnjë arsye që mua apo Einxhel të na ketë ngelur hatri me njëra-tjetrën. Por të dyja kemi qenë shumë të ngarkuar me punën, unë me shtëpinë e re… Pas një muaji që kam dalë nga “Big Brother”, po filloj të ndërtoj jetën e re këtu në Tiranë.

 

Kam hapur llogari bankare, NIPT , kam bërë dhe kartën e identitetit shqiptare. Për shkak të këtyre gjërave që na kanë marrë shumë kohë, as me mamin tim, as me familjarët e mi, nuk jam dëgjuar shumë. Por me Einxhel jemi dëgjuar, jemi takuar, absolutisht po”, tha ajo duke hedhur poshtë aludimet në këtë mënyrë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF