Reperi Asdren Gjikolli, i njohur me emrin e artit si Gjiko, këtë të premte, më 25 mars, do të dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Gjiko akuzohet se ka dhunuar një të mitur, në korrik të vitit 2015. “Front Online” posedon edhe aktakuzën e vitit 2017, sipas së cilës Gjiko akuzohet se ka rënë në kontakt me një femër të mitur, të cilën e ka mashtruar se do ta bënte këngëtare dhe do ta angazhonte në spote të këngëve.
Akuzat rëndohen edhe më tej, pasi thuhet se ai ka kryer edhe marrëdhënie seksuale. Ndërkohë identiteti i vajzës në fjalë nuk bëhet i ditur.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Gjiko ka dalë para Gjykatës. Dy vite më parë artisti i njohur shqiptar është gjobitur me 400 euro për armëmbajtje pa leje.