KreuCelebrity

Burgim i përjetshëm për një krim që nuk e kishin kryer, vëllezërit lirohen pas 25 vitesh!

Vëllezërit George dhe Melvin DeJesus janë lënë të lirë pasi kaluan 25 vjet në burg për një krim që nuk e kishin kryer.

“Dalja jashtë, vetëm me ndjenjën e shfajësimit, ishte e mrekullueshme,” u tha George DeJesus gazetarëve në Michigan, menjëherë pasi u lirua, sipas degës së CNN Detroit WDIV. “Kjo është dita më e mirë e jetës sime”, shtoi ai.

George se nuk e kishte parë vëllain e tij për rreth 24 vjet. Ata po mbaheshin në ambiente të veçanta korrektuese, sipas faqes së internetit të Departamentit të Burgjeve të Miçiganit.

Kur dolën jashtë, të dy i ribashkuan dhe u përqafuan. “Po cmendem nga gëzimi,” tha Melvin DeJesus. “Kam pritur kaq gjatë për këtë.”

Pavarësisht alibive të tyre, dy vëllezërit u dënuan në vitin 1997 për sulmin dhe vrasjen me armë zjarri të Margaret Midkiff në vitin 1995, e cila u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Pontiac, dhe ata u dënuan me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht. Por prova të reja të zbuluara së fundi treguan se nuk kishin lidhje me krimin, ndërsa AND-ja e gjetur aty ishte e dikujt tjetër.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF