KreuCelebrity

Nuk duron me: Charlene do divorcohet nga Princi Albert!

Princesha Charlene u kthye në shtëpi, pas një periudhe të gjatë të mbushur me mistere dhe probleme të rënda shëndetësore. “Princesha është akoma në konvaleshencë”, kanë thënë burime zyrtare nga pallati mbretëror.

Por zërat për një divorc të mundshëm janë shtuar shumë kohët e fundit, madje aludohet deri aty të tregohet se cfarë ka kërkuar princesha për të shmangur që një të tillë dhe se princ Albert ka rënë dakord.

Charlene ka kërkuar që ajo bashkë me dy fëmijët të transferohen në Roc Angel, larg pallatit mbretëreror dhe ku ajo aktualisht është duke qëndruar.

Sipas revistës “Voici” princesha e kthyer në pallat pranë fëmijëve më 12 mars, ka kërkuar të heqë dorë nga divorci në rast se ajo do të zhvendoset me binjakët në rezindencën në Francë, të Monte Agel larg pallatit dhe veçanërisht larg princeshave Karolinë dhe Stefani, marrëdhëniet me të cilat janë tepër të acaruara.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF