Sukseset e e këngëtares me famë botërore Dua Lipa me këngën “Levitating” nuk kanë të mbaruar.
Pak ditë më parë, ajo theu rekord si artistja femër që ka qëndruar më së shumti në historinë e top-listës së “Billboard Hot 100” me superhitin “Levitating”.
Së fundmi, ylli shqiptar ka rrëmbyer një tjetër çmim të rëndësishëm. Bëhet fjalë për çmimin për “Këngën më të mirë të vitit” në iHeart Radio Awards.
Lil Nas X dhe Olivia Rodrigo u vlerësuan gjithashtu me çmimet e artistit mashkull dhe femër të vitit në iHeartRadio Music Awards 2022.