Viti 2022 vazhdon të jetë një vit shumë i mirë për këngëtaren italiane Laura Pausini, e cila pas festivalit të Sanremos si e ftuar speciale, do të prezantojë Eurovisionin në Torino, së bashku me këngëtarin Mika dhe prezantuesin Alessandro Cattelan. Së shpejti do të dalë për herë të parë dhe dokumentari për jetën e saj, rrëfyer në çdo detaj.
Dokumentari pritet të dalë në 7 prill. Këngëtarja e ka njoftuar këtë me anën e një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: “Në 7 prill, kur të dalë filmi “Laura- Kënaqësi që të njoh”, do të zbuloni që kjo Laura që po puth Paolon, ndoshta nuk jam unë, megjithatë s’mund t’ju them më shumë, por mund t’ju them se sot është përvjetori ynë dhe ndjehemi të dashuruar si në ditën e parë. Të dua Paolo, faleminderit që je krah meje dhe gjithçka që më kë dhënë”, ka shkruar këngëtarja.
Nga ana tjetër partneri i këngëtares, muzikanti dhe babai i vajzës së saj 9-vjeçare Paola, pak ditë më parë ka publikuar një foto me 4 fëmijët e tij, 3 nga martesa e mëparshme duke i shoqëruar nga një dedikim i ëmbël së bashku me 4 zemra.
“Jam babai më i lumtur në botë”, është shprehur muzikanti 57-vjeçar.