KreuCelebrity

Alec Baldwin kthehet në sheshin e xhirimit pasi qëlloi për vdekje kineasten!

E ndërsa drejtësia po vazhdon të bëjë punën e saj, aktori Alec Baldwin është kthyer në sheshin e xhirimeve, pas episodit tragjik, ku qëlloi për vdekje fotografen me origjinë ukrainase Halyna Hutchins. Ylli i kinematografisë gjendet në Romë me të vëllanë William-in për dy filma “Kid Santa” e “Billie’s Magic Word”.

Të dy filmat janë xhiruar në “live action” teknika që bën bashkë si aktorët realë me personazhe të animuar dhe do të interpretohen nga dy vëllezërit Baldwin, të cilët gjenden për herë të parë në një shesh xhirimi.

Regjisori i të dy filmave është  Francesco Cinquemani, i cili kthehet për ta drejtuar dhe njëherë Alec Baldwin-in  pas suksesit të Andron: The Black Labyrinth. Protagoniste në film është dhe aktoja Elva Trill, të cilën do ta shohim në kinema në qershor me “Jurassic World Dominion”, kapitulli i ri i sagës së filmave të “Jurassic Park”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF