Ish-banorja e “Big Brother” në Amerikë, Shanna Moakler pak javë më parë deklaroi se ishte shtatzënë me të dashurin e saj, Matthew Rondeau.
Por së fundmi, modelja ka zbuluar se në fakt nuk është në pritje të një fëmijë. “Nuk jam shtatzënë. Testi doli pozitiv pasi unë në fakt kam qënë duke marrë disa hormone të quajtura HCG në mënyrë që të humbja disa kile në peshë për ‘’Big Brother’’. Është po i njëjtë hormon që prodhohet kur një grua është shtatzënë dhe kjo është arsyeja pse testi doli pozitiv’’, konfirmoi Moakler në një deklaratë për Page Six.
Kujtojmë këtu se modelja dhe i dashuri i saj , Matthew Rondeau kanë patur vazhdimisht konflikte me njëri-tjetrit që kanë shkuar deri në konfrontim fizik. Kjo bëri që, Rondeau të arrestohej nga policia për dhunë në familje.
Ndërkohë, para disa ditësh burime për TMZ konfirmuan se pas daljes nga burgu të Mathew, ata janë parë duke darkuar bashkë.