KreuCelebrity

Ky detaj ngriti dyshimet se Rihanna dhe Rocky janë fejuar!

Ylli botëror Rihanna dhe partneri i saj Rocky mund të jenë fejuar fshehurazi, po raportojnë mediat e huaja.

Dyshimet nisën pasi këngëtarja është fotografuar me një unazë të madhe diamanti teksa bënte blerje për fëmijë. Këngëtarja dhe reperi janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, kështu që nuk do të ishte e habitshme nëse ata tashmë kanë bërë këtë hap.

Burime pranë Hollywood Life bëjnë me dije se një propozim nga Rocky është menduar që në muajin janar para se të zbulonin për ardhjen e fëmijës së tyre, “Rocky ka një marrëdhënie të shkëlqyer me familjen e Rihanna-s dhe është vetëm çështje kohe para se ai të propozojë”.

“Rocky e ndjen absolutisht se Rihanna është personi i duhur dhe ai nuk mund ta imagjinojë jetën e tij pa të. Ata kanë diskutuar për martesën dhe fëmijët. Ata e dinë se është diçka që të dy e duan”, shtoi burimi më tej.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF