Dy ish-banorët e “Big Brother Albania VIP”, Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta (DJ Dagz) janë ndër çiftet e krijuara brenda shtëpisë, një lidhje kjo që po vazhdon mjaft mirë edhe pas përfundimit të programit.
Madje, gjërat mes tyre duket po bëhen serioze, madje dhe familjare. Të ftuar në “Natën me Aulonën”, ata rrëfeyn një shaka që bëjnë mes tyre, sikur gjithçka është lojë.
“Ne gjithmonë e bëjmë një shaka me njëri-tjetrin që 1 muaj do rrimë që të duket se e kemi pasur seriozisht lidhje brenda”, tha Dagz.
Ndërsa Einxhel u shpreh: “Në fillim tha vetëm dy javë, rrimë nja dy javë tha që të mos mërziten njerëzit, pas dy javësh ndahemi. Ok, i thashë, ashtu e bëjmë. Sigurisht që kjo ishte shaka, pa diskutim. Pas nja dy ditësh që po rrinim bashkë, më thotë e mban mend që të thashë atë muhabetin e dy javëve, a e bëjmë 1 muaj se nuk jam gati të ndahem? E forta ka qenë kur i kemi thënë Semit ne nuk jemi të lidhur me vërtetë, gjithçka është një lojë, e kemi bërë për lojë. Ngeli ajo”.
Moderatorja tha se ka takuar të gjithë familjarët e Arbërit, ndërsa Dagzi ka takuar vetëm vëllain dhe babanë e saj.