Morgan, vëllai i Mariah Carey, e paditi vitin e kaluar këngëtaren e njohur pasi sipas tij ajo e kishte portretizuar në “The Meaning of Mariah Carey” si një njeri të dhunshëm.
Por, mesa duket Mariah nuk e ka lënë me kaq këtë histori dhe së fundmi ka kërkuar që vëllai i saj të paguajë kostot e saj ligjore pas padisë për shpifje. Në kundërpadinë e saj këngëtarja e shumë hiteve të njohura kërkon kostot e tarifave ligjore, sipas dokumenteve që avokatët e saj depozituan në Gjykatën e Lartë të Manhatanit.
Mariah ka deklaruar se do të fitojë çështjen sepse pjesët e librit të saj që ai pretendon se janë shpifje, janë të vërteta dhe se deklaratat për të nuk u publikuan me keqdashje.
Morgan u përgjigj më pas duke i kërkuar një gjyqtari të refuzonte dokumentet e kundërpadisë së artistes me arsyetimin se ajo edhe avokatët e saj dyshohet se nuk nënshkruan një verifikim duke u betuar se gjithçka në dosjen e tyre ishte e vërtetë.
Muajin e kaluar, gjyqtarja Barbara Jaffe vendosi që Mariah do të duhej të përballej me dy pretendimet e mbetura pasi gjykatësi hodhi poshtë 14 nga pretendimet e tjera të padisë. Pretendimet e mbetura janë për akuzat e saj se Morgan shiste kokainë, rrahu nënën e tyre, dikur punësoi një vrasës me pagesë dhe ishte një pijanec.