
Fedez zbuloi për herë të parë natyrën e sëmundjes që e bëri t`i nështrohej me urgjencë një ndërhyrjeje kirurgjikale delikate. Artisti postoi disa foto nga spitali, ku thotë se gjithcka shkoi mirë dhe ai pret me padurim të shkojë në shtëpi. Operacioni zgjati 6 orë.
“Javën e kaluar zbulova se kam një tumor të rrallë neuroendokrin të pankreasit.Një nga ata që nëse nuk e kapni në kohë, nuk është një bashkëjetues i këndshme për ta pasur brenda trupit tuaj.Arsyeja për të cilën u desh të bëja një operacion që zgjati 6 orë për të hequr një pjesë të pankreasit (përfshirë edhe tumorin).Dy ditë pas operacionit, jam mirë dhe mezi pres të shkoj në shtëpi te fëmijët e mi. Do të duhet pak kohë.Faleminderit mjekëve, kirurgëve dhe infermierëve që kanë qenë pranë meje gjatë këtyre ditëve intensive. Një falenderim i madh edhe për të gjitha mesazhet e mbështetjes dhe pozitivitetit që më dërguat. Ju dua, Federiko” ka shkruar ai.
Trajtimi i tumoreve neuroendokrine varet nga lloji i tumorit, vendndodhja e tij, nëse prodhon hormone të tepërta, sa agresiv është dhe nëse është përhapur në pjesë të tjera të trupit. Në përgjithësi, shkalla e mbijetesës nëse tumori nuk është përhapur në pjesë të tjera të trupit dhe kapet në kohë është 97%.