Gazetari i CNN, Bill Weir thotë se një i ri nga Kosova, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte gjetur një kuletë me 2,000 dollarë brenda, e cila i përkiste aktores së famshme amerikane, Meryl Streep.
Pasi ka parë letërnjoftimin, dhe ka identifikuar pronaren, ai i ka kthyer portofolin dhe të hollat aktores amerikane.
“Një djalë i këndshëm nga Kosova, që punon në ndërtesën time, një natë ka gjetur një kuletë në rrugë me 2,000 dollarë brenda. Kontrolloi ID-në, ishte Meryl Streep”, ka shkruar Weir I cituar nga Express.
“Babai gjithmonë më thotë se nëse diçka që nuk është e jotja, nuk është e jotja”, është shprehur I riu gjatë bisedës me punonjësin e CNN.
Ndonëse i është ofruar shpërblimi për veprimin e tij, ai e ka refuzuar ndërsa Meryl insistoi shumë që ta pranonte. “ Cfarë njerëzish të mirë”, tha Weir.