Kate Middleton shkëlqeu me bukurinë dhe elegancën e saj në një darkë të organizuar nga Guvernatori i Përgjithshëm i Xhamajkës gjatë turneut të saj në Karaibe me bashkëshortin e saj, Princin William.
Dukesha e Kembrixhit është shfaqur me një fustan jeshil të punuar nga Jenny Packham me shpatulla të hapura, të qëndisura dhe detaje që i pëlqenin fansat e saj.
Fustani i saj i bukur ishte kombinuar me bizhuteri diamanti dhe smeraldi, disa prej të cilave Kate i ka huazuar nga Mbretëresha Elizabeth.
Kate Middleton zgjodhi një palë vathë dhe një byzylyk nga koleksioni i Queen Emerald Tassel Parure. Bizhuteritë specifike janë parë te mbretëresha Elizabeth, dhe dyshohen se janë një dhuratë për monarken nga Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan i Emirateve të Bashkuara Arabe.