KreuCelebrity

Pjesë nga ditari/ Vesa Luma kujton tmerrin e luftës në Kosovë: Po me dridhet dora..

Këngëtarja Vesa Luma përpiqet që të jetë sa më transparente me ndjekësit e saj në Instagram, duke zgjedhur vazhdimisht të ndajë me ta momente nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ka vendosur që të postojë një kujtim nga ditari i saj ku ka përshkruar tmerrin e luftës në Kosovë.

 “24 Mars, e mërkurë 1999 (pjesë nga ditari im), Është ora 20:00 mu po me dridhet dora se qetash po e di se situata në Kosovë është shumë dramatike, prandaj ka ndërhy NATO. E tash na e kan nal rrymën”, ka shkruar Vesa dikur.

“Kam qenë 13 vjeçe, shumë trishtim.. Shumë e vërtetë! Deri von” nuk e kam kuptu rëndesinë e ditarit! Por fal prindërve të mij që me kan shty të shkruaj që 10 vjeçe, sot kujtoj shumë gjëra me vlerë!”, ka sqaruar ajo më tej në një koment këngëtarja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF