
Ushtrisë ruse i është thënë se lufta me Ukrainën duhet të përfundojë deri në 9 maj, datë kur festohet Dita e Fitores mbi Fashizmin, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Dita e Fitores është shumë e rëndësishme në Rusi dhe çdo vit shënohet nga një paradë ushtarake, e cila bëhet më imponuese dhe madhështore, thote Telegrafi.“Sipas informacioneve të disponueshme, një fushatë propagandistike është duke u zhvilluar midis pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, e cila synon të imponojë idenë se lufta duhet të përfundojë deri më 9 maj 2022”, thuhet në deklaratë.
Shtabi i Përgjithshëm vëren se pavarësisht humbjeve të konsiderueshme dhe demoralizimit, zyrtarët ushtarakë dhe politikë rusë ende nuk e përjashtojnë mundësinë e vazhdimit të luftës kundër Ukrainës.
Ata shtojnë se duke shkelur rregullat e luftës, trupat ruse po shkatërrojnë infrastrukturën e qyteteve dhe fshatrave paqësore. Raportohet se shumica e institucioneve mjekësore të vendosura në anën ruse të kufirit me Ukrainën janë të mbushura me ushtarë të plagosur të ushtrisë ruse.