Aktorja e njohur Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld i kanë dhënë lidhjes së tyre të dashurisë.
Disa ditë më parë u aludua në media për ndarjen e çiftit, dhe shkak për këtë u bë fakti që ata kishin hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Mirëpo mesa duket kjo gjë paska rezultuar e vërtetë pasi konfirmimin e ndarjes e ka dhënë vetë futbollisti afrikan i cili është 19 vite më i vogël se aktorja, teksa ka folur për “Prive”.
Futbollisti nuk e ka bërë të ditur arsyen e vërtetë të ndarjes por sipas tij ky ishte vendimi më i mirë që duhej të merrnin. Ai ka treguar se gëzon një respekt shumë të madh për deputeten dhe se gjithmonë do ta mbajë në zemrën e tij.
“Është e vërtetë. Nuk i kam lexuar të gjitha raportimet apo artikujt për ndarjen sepse shumica prej tyre dëshiron vetëm senzacionin. Çfarë mund të them unë për ndarjen? Kemi arsyet tona që na dërguan në vendimin që ndarja ishte gjëja e duhur për tu bërë. Edhe pse nuk jemi bashkë në çdo herë do ta kemi njëri-tjetrin në zemrat tona deri në ditën e fundit.
Në këtë moment, lutem për të sepse e di që po kalon një kohë të vështirë nga ndarja, ashtu sikur dhe nga komentet e pamatura, ndaluni edukoni veten dhe fëmijët tuaj. A doni që të ketë tumor përsëri? Dhe krejt papritur të gjithë do ta përkrahin atë sërish.
Hipokrizi, filloni nga njeriu në pasqyrë para se të hapni gojën. Ajo është e mrekullueshme dhe të gjithë ju duhet të jeni krenar që një grua e tillë përfaqëson shtetin tuaj. Do të doja të shpreh dashurinë time për të gjithë njerëzit që na kanë respektuar dhe dashur edhe ne ju duam shumë. Zoti ju bekoftë”, ka treguar Keith.