Disa javë më parë u tha se dy moderatorët e njohura Arbana Osmani dhe Fjoralba Ponari debatuan ashpër në ambientet e Top Channel, pasi kjo e fundit së bashku me Argjira Spanca kur hyjnë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” për të surprizuar mikeshën e tyre Einxhel Shkira i dhanë informacione, duke ndikuar në lojën e saj.
Sikurse u tha asokohe debati mes tyre ndodhi një ditë pas spektaklit, dhe se Fjoralba i ishte drejtuar Arbanës duke i thënë se produksioni e veçanërisht ajo vetë duhet t’i kërkojnë falje për mungesë etike profesionale duke shtuar se “nuk i ka kthyer përgjigje vetëm për të mos i ulur prestigjin si zonjë shtëpie”.
Këto lajme vetë dy protagonistet nuk i pohuan dhe as i mohuan kurrë. Por së fundmi me anë të një postimi në rrjetin social Instagram Arbana ka treguar se ato aktualisht kanë marrëdhënie të mira, duke ngritur dyshimet në këtë mënyrë nëse dy moderatorët nuk janë përplasur asnjëherë apo thjesht debati është lënë pas krahëve.
Përkrah një fotografie ku shihet Fjoralba teksa po këndon në “Portokalli”, Arbana ka shkuar, “E bukur, trime, e patrembur”, teksa ka duke etiketuar Fjoralbën. Ndërkohë kjo e fundit e ka rishpërndarë në profilin e saj dhe ka shkruar: “Të dërgoj përqafime”.



















