Aktorja e njohur Amy Schumer ka rrëfyer për herë të parë se vuan nga trichotillomania, një çrregullim që shkakton një nevojë për të shkulur flokët ose qimet në vende të tjera, si vetulla ose qerpikë.
Artistja nuk e kishte përmendur më parë një gjë të tillë dhe duket një sëmundje mjaft e rrallë. 40-vjeçarja rrëfeu në një intervistë për “The Hollyëood Reporter” se për herë të parë, ky problem iu shfaq kur ishte në shkollën e mesme dhe i dëmtoi aq shumë flokët sa iu desh të mbante paruke.
“Unë mendoj se të gjithë kanë një sekret të madh dhe ky është i imi dhe jam krenare që sekreti im i madh më lëndon vetëm mua, por kjo është ajo për të cilën jam turpëruar kaq shumë për kaq shumë kohë.
Trichotillomania përshkruhet si një lloj çrregullimi dhe një formë e vetëdëmtimit që i bën njerëzit të ndihen sikur duhet t’i shkulin flokët dhe lehtësohen vetëm kur e bëjnë këtë vërtet. Fatmirësisht, kjo gjendje mund të mbahet nën kontroll me ilaçe dhe terapi të sjelljes.
Aktores, trichotillomania iu shfaq gjatë një periudhe shumë stresuese kur i ati shpalli falimentimin dhe u diagnostikua me sklerozë të shumëfishtë dhe nëna e saj e la për babain e shoqes së vet më të mirë.