KreuCelebrity

“E turpshme për të gjithë ne”, Papa Françesku thirrje për luftën në Ukrainë!

Papa Françesku ka dhënë një tjetër mesazh së fundmi për luftën në Ukrainë.

Ati i Shenjtë e ka cilësuar si të turpshme dhe të papranueshme luftën që po ndodh, duke shtuar se duhet të mbarojë sa më shpejt.

“Shpresojmë dhe lutemi që kjo luftë e turpshme për të gjithë ne, për mbarë njerëzimin, të përfundojë sa më shpejt: është e papranueshme”, tha Papa në mesazhin e tij.

“Çdo ditë më shumë, shton më shumë vdekje dhe shkatërrime. Shumë njerëz janë mobilizuar për të ndihmuar refugjatët. Njerëz të thjeshtë, veçanërisht në vendet fqinje, por edhe këtu në Itali, ka mijëra ukrainas”, shtoi ai duke vlerësuar vullnetarët e pranishëm në shtetin italian.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF