Ceremonia e 94-t e çmimeve Oscar tronditi audiencën pasi aktorët Will Smith dhe Chris Rock patën një grindje në skenë.
Aktori Will Smith u ngjit në skenë dhe goditi me shuplakë komedianin Chris Rock. Shkak për këtë u bë një shaka e komedianit me modelin e flokëve të Jada Pinkett Smith, bashkëshortes së aktorit Will Smith.
Chris Rock tha se flokët e Jadas të rruara, janë të denja për “G.I Jane 2” duke iu referuar filmit ku aktorja Demi Moore në rolin e personazhit Jordan O’Neil.
Ky koment i Chris Rock nuk u prit aspak mirë nga Will dhe nga vetë Jada, e cila bëri një shikim që nënkuptonte bezdisje nga përmendja e flokëve. Will u ngrit, shkoi drejt Chris, e goditi me shuplakë dhe më pas bërtiti me tone të ashpra që Rock të mos e përmendte më emrin e gruas së tij.
Ndërkohë të shumta kanë qenë edhe komentet, që po e cilësojnë përplasjen e tyre si të stisur, pasi fillimisht Will u duk sikur qeshi me shakanë para se të ngrihej për ta gjuajtur.



















