Një mbrëmje e veçantë në muzeun e arteve Moma. Një pasarelë me yje dhe me mendimin tek Ukraina dhe lufta e saj. “Me trishtim në zemër vazhdojmë të shkojmë përpara, por jemi të bashkuar me shpresën për paqe.” Është mesazhi që ka dashur të përcjellë stilisti i famshëm.Kane qenë pothuajse figurat më të njohura të publikut njujorkez që morën pjesë në sfilatën e koleksionit pranverë – verë 2023 të Ralph Lauren. Një pasarelë e cila u mbizotërua nga tonet e të bardhës dhe të zezës, të idejuara mashkullore, por që kthehen në modele superfemërore te modelet që sfilojnë. Midis tyre dhe Bella Hadid-it dhe 43 -vjeçarja Letitia Casta, e cila është rikthyer në pasarelë posaçërisht për këtë event special.



















