Para-festivalet e Eurovision e cuan Ronela Hajatin në Spanjë, ku ka mbetur e habitur nga mikpritja që i është rezervuar. Këngëtarja thotë se mikpritja e spanjollëve kontrastonte thellë me komentet bullizuese të disa ndjekësve në Shqipëri për peshën e saj.
Ajo madje thotë në një postim në Instastory se një pjesë e fansave ne Barcelonë ia dinë përmendësh tekstin e këngës.
“Sot kemi pre-fest eurovision në Barcelonë! Në një anë këtu kemi njerëz që e dinë këngën përmendësh, të sjellshëm, gazetarë shumë funny, të kujdessëhm. Dhe nga ana tjetër kemi popullin tim shqiptar surportues që janë të gjithë nutricionistë dhe përveç se për ta jam ‘lopë’, ‘balenë’ vazhdojnë me dilemat se si një këngëtare që performon mund të dojë ‘një njeri që lexon’. Jam kaq e lumtur që ju kam, ju dua shumë”, ka shkruar Ronela.
Shtimi i saj në peshë është komentuar mjaft, e madje ka pasur dhe video në rrjetet sociale ku përdorej një gjuhë e pahijshme ndaj këngëtares.



















