Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora sikurse çdo vajzë është shumë e lidhur me mamanë e saj. Ato vazhdimisht zgjedhin që të ndajnë me fansat e tyre në rrjetet sociale momente me njëra-tjetrën.
Këtë të diel në Britani ka qenë dita e nënave, dhe këngëtarja ka zgjedhur të publikojë një fotografi të mamasë së saj, përkrah së cilës ka bërë një dedikim i cili me siguri e ka emocionuar Verën.
“Nënë faleminderit që je ti, e bukur, e zgjuar dhe një nënë e përkushtuar dhe e dua se sa e mrekullueshme je brenda dhe jashtë”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që së fundmi ylli britanik Rita Ora u bë pjesë e revistës “Harper’s Bazaar” të edicionit australian.



















