Këngëtarja e njohur Ronela Hajati para 9 vitesh ka humbur një nga njerëzit më të shtrenjtë në jetën e saj, babanë.
Këtë të hënë këngëtarja ka zgjedhur që me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram të ndajë me ndjekësit e saj mungesën e të atit.
“9 vite pa ty babush! Tani vitet po bëhen thjesht numër por sa na mungon, ti e di sepse je me ne çdo ditë”, ka shkruar ajo, duke na emocionuar të gjithëve.
Kujtojmë që Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022”. Këngëtarja pasi fitoi çmimin e parë në Festivalin e Këngës tha se trofeun ia dedikon babait të saj të ndjerë, gazetarit dhe publicistit të njohur Marash Hajati.



















