
Edhe pse shtatzënë, instruktorja Tammy Hembrow ka habitur fansat e saj pasi u filmua duke ngritur pesha nga 15 kilogramë secila.
Tammy, që është dhe influencuese, ka një program serioz ushtrimesh fizike, por këtë radhë i habiti ndjekësit. 27 vjecarja është në fazë të avancuar në shtatzanisë, dhe tregon se mund të ngrejë pesha të rënda.
Edhe pse një gjë e tillë dukej mjaft e ekzagjeruar, ajo thotë se është konsultuar me gjinekologun e saj për këtë situatë, dhe duket se nuk përbën rrezik për të, të paktën sipas mjekut.
E ndjekur nga 14 milionë njerëz në Instagram, Tammy është në listën e të rinjve më të pasur australianë, me një pasuri që llogaritet në 38 milionë dollarë. Pervecse influencuese e suksesshme, ajo ka mbledhur shumë para edhe si instruktore fitnesi.



















