KreuCelebrity

Djali i Will Smith reagon pas shuplakës që i ati i dha Chris Rock në mes të skenës! 

 

Chris Rock u ngjit në skenën e cmimeve Oskar dhe u përpoq të bënte atë që di më mirë: te jetë komik! Por humori i tij për bashkëshorten e vet, nuk i pëlqeu aspak Will Smith-it.

Pasi bëri shaka me Javier Bardem dhe gruan e tij, Rock shënjestroi gruan e Smith: “Jada, të dua. GI Jane 2, mezi pres të të shoh”, u shpreh ai duke u tallur me faktin që Jada Pinkett Smith është tani po aq qerose sa Demi Moore në rolin e GI Jane. Por ajo ndërkohë vuan nga sëmundja e alopecisë, prej së cilës i bien flokët, ndaj dhe është qethur zero.

Will u ngjit në skenë dhe e goditi, duke i befasuar të gjithë, Ndërkohë, i biri Jaden e mbështeti veprimin e të atit. “Ja, kështu i bëjmë gjërat ne”, ka shkruar ai në Twitter. 

Pasi Smith e goditi në fytyrë Chris Rock dhe i kërkoi që të mos e përmendte gruan e tij, Rock tha se “kjo ishte nata më e mirë në historinë e televizionit”. Smith më pas kërkoi falje, gjatë fjalimit të tij pasi fitoi çmimin për aktorin më të mirë. “Dua t’i kërkojë falje Akademisë dhe të nominuarve të tjerë”, tha ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF