KreuCelebrity

Britney Spears do të martohet së shpejti?

Këngëtarja Britney Spears dhe i fejuari i saj Sam Asghari i kanë bërë një vizitë kohët e fundit, stilistes së famshme Donatella Versace, vizitë e cila u pasqyrua nga vetë Britney në postimet e fundit. “Jemi duke përgatitur diçka” thotë këngëtarja. Duke postuar krahas shkrimit foton me stilisten e modës Versace. Popstarja amerikane është shumë aktive në rrjetet sociale duke publikuar vazhdimisht.

Një hapësirë të madhe të fotove ajo ia kushtuar dhe marrëdhënies së saj me të fejuarin Sam Asghari, njohur para 5 vitesh në sheshin e xhirime të klipit të këngës Slumber Party dhe që prej atëherë nuk janë ndarë nga njëri-tjetri edhe gjatë periudhës më të errët të jetës dhe karrierës së Britney-t.

Gossipi se këngëtarja pritet t’i japë fund beqarisë, filloi të”nxehet” më shumë në fillim të muajit mars, ku me rastin e ditëlindjes, Britney e quajti Samin, bashkëshorti im.

Madje shkoi aq sa të gjithë dyshuan se mos ata e kishin kurorëzuar dashurinë e tyre në një vend sekret. Vetë Britney në kohën e mbarimit të procesit kundër tutelës së babait te saj, kishte postuar një foto të një fustani nusërie, por ku thoshte se nuk ishte ai i duhuri. “Nuk është ky ai duhuri, Donatella po e krijon posaçërisht për mua në këtë moment.” Ka qenë reagimi i saj në rrjet në atë kohë.  

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF