Pas incidentit të pakëndshëm në ceremoninë e Oscar-it, komediani Chris Rock thuhet se nuk e dinte për sëmundjen e Jada Pinkett Smith kur bëri shaka për flokët e saj.
“Ai nuk kishte qëllim të keq sepse ai realisht nuk dinte asgjë për sëmundjen e Jada-s”, tha një burim.
Will Smith goditi me shuplakë Rock, sepse sipas aktorit komediani u tall me flokët e gruas së tij, ndaj ai reagoi në atë mënyrë.
Së fundmi Will ka kërkuar falje për gjestin aspak të këndshëm kundrejt Chris Rock duke thënë se sjellja e tij ishte e papranueshme, e pafalshme dhe se ndihej i turpëruar. “Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese. Sjellja ime në ndarjen e çmimeve ‘Oscars’ ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Shakatë në kurrizi tim janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen shëndetësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht. Dëshiroj të kërkoj falje publike ty, Chris”, shkroi ai ndër të tjera në një postim në rrjetin social Instagram.



















