KreuCelebrity

Goditi Chris Rock në Oscars 2022, reagon nëna e Will Smith: Është hera e parë që..

Mamaja e Will Smith, Carolyn ka reaguar për incidentin mes aktorit dhe komedianit Chris Rock gjatë ceremonisë së “Oscars 2022”.

Carolyn u shpreh se ajo dhe familja e saj u mblodhën rreth televizorit në periferi të Filadelfias për të parë shfaqjen pasi u zgjuan herët në mëngjes.

“Ai është shumë njerëzor. Kjo është hera e parë që e kam parë të humbasë toruan. Hera e parë në jetën e tij… Unë kurrë nuk e kam parë atë në këtë gjendje. Unë e di se si punon, sa shumë punon… Unë kam qenë duke pritur, duke pritur dhe duke pritur. Kur dëgjova emrin e tij pasi mori çmimin si “Aktori Më i Mirë” u lumturova pafund”, u shpreh ajo.

Pavarësisht dramës në skenë të Smith, familja e tij tha se ata janë të bindur se ai do të marrë rrugën e duhur duke ecur përpara. Së fundmi Will ka kërkuar falje për gjestin aspak të këndshëm kundrejt Chris Rock duke thënë se sjellja e tij ishte e papranueshme, e pafalshme dhe se ndihej i turpëruar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF