KreuCelebrity

Cfarë e shkakton alopecinë, dhe si u prek Jada Pinkett Smith prej saj?

“Isha në dush një ditë, pastaj pashë vetëm grushta flokësh në duart e mia dhe mendova: O Zot, a po bëhem tullace?” Ishte një nga ato momentet e jetës sime kur unë po dridhesha vërtet nga frika,” këhtu qe shprehur në 2018-tën Jada Pinkett Smith kur rrëfeu për herë të parë problemin e saj me alopecinë, të cilit nuk i ka gjetur zgjidhje që prej atëherë. Ajo nuk dinte ta thoshte cfarë ndodhi me të, por duket se problem lidhet me sistemin imunitar.  “Unë dhe kjo alopecia do të bëhemi mikesha”, tha ajo vitin e kaluar.

Cfarë është apolecia, nga e cila vuan aktorja? Ky është një term mjekësor për rënien e flokëve, i cili mund të përfshijë gjithçka, nga rënia e zakonshme e flokëve deri te humbja e qimeve në trup, sipas klinikës Mayo. Ka shumë lloje të alopecisë, duke përfshirë alopecia areata, një sëmundje në të cilën sistemi imunitar sulmon folikulat e flokëve, duke shkaktuar rënie të flokëve.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, alopecia areata me njolla shkakton rënie të flokëve në pjesë të madhësisë së monedhës, ndërsa alopecia totalis bën që njerëzit të humbasin të gjithë ose pothuajse të gjithë flokët, thote Class. Njerëzit me alopecia universalis humbasin të gjitha ose pothuajse të gjitha qimet në lëkurën e kokës dhe pjesën tjetër të trupit.

Shumë faktorë mund të shkaktojnë rënien e flokëve, duke përfshirë historinë gjenetike, ndryshimet hormonale dhe gjendjet mjekësore si alopecia areata. Humbja e flokëve mund të ndodhë edhe pas marrjes së medikamenteve dhe suplementeve të caktuara. Ndërsa të gjithë njerëzit mund të përjetojnë rënie të flokëve, një studim i vitit 2018 zbuloi se gratë me ngjyrë dhe hispanike në SHBA kanë një rrezik më të lartë të alopecia areata, krahasuar me gratë e bardha johispanike.

Njerëzit mund të përjetojnë rrallimin e flokëve disa muaj pas një “shoku fizik ose emocional”, sipas klinikës Mayo. Klinika e Cleveland vuri në dukje se shumë njerëz që përjetojnë fillimin e alopecisë areata kanë pasur burime stresi të kohëve të fundit, megjithëse lidhja nuk është vërtetuar. Por nëse lidhet me stresin, rënia e flokëve duket se është e shërueshme. Ndryshe është problem me raste të tjera si ndryshimet hormonale, të tilla si ato gjatë shtatzënisë ose menopauzës, si dhe kushtet mjekësore mund të shkaktojnë humbje të përhershme dhe të përkohshme të flokëve.

Trajtimet për lloje të ndryshme të alopecisë mund të përfshijnë ilaçe që ndihmojnë në rritjen e flokëve, transplantin e flokëve etj. Kur trajton alopecia areata, një person mund të përdorë injeksione kortikosteroide, sipas Johns Hopkins Medicine, megjithatë për pjesën dërrmuese të formave të kësaj sëmundjeje, nuk ka kurë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF