Sipas të përditshmes Daily Mail, princ Harry po e rrallon gjithmonë e më shumë listën e miqve të tij. Zërat thonë që gjithë faji është i bashkëshortes së Harry-t, ish-aktores Meghan Markle e cila i ka kërkuar të qëndrojë vetëm me njerëz të pushtetshëm, që mund t’i hyjnë në punë për planin ambicioz që ka në të ardhmen, atë drejt presidencës amerikane.
Siç vazhdon gazeta Harry po shihet gjithmonë e më vetëm, miqtë po i largohen pothuasje të gjithë. Kështu është rasti i mikut më të ngushtë gjatë viteve të trazuara studentore të Harry-t Tom Inskip, allias Skippy. Fotografitë e famshme të Harry-t që bënë xhiron e botës, ku princi ishte i zhveshur dhe në shoqërinë e vajzave me veshje dhe sjellje të papërshtatshme, kanë për co- protagonist dhe Skippy-n.
Shoqëria e dy të rinjve duket se u prish në momentin që Tomi e paralajmëroi Harry – n të ishte i kujdesshëm në marrëdhënien e tij me aktoren, mesa duket kjo gjë s’i ka pëlqyer aspak Meghanit. Gjë që solli që çifti i miqve të ishte i ftuar vetëm në ceremoninë zyrtare të martesës, jo në festën pas saj. Po ashtu mund të permendim dhe atletin, kampionin botëror të garës së shpejtësisë Usain Bolt. Madje ai ishte personazhi që i organizoi Harry-t, jo një po tre festa beqarie. “Jam duke organizuar tri netë festive. Një në Kingston, një në Las Vegas dhe një në Londër. E di që është një kërkesë jo e zakonshme, por janë netët e tij të fundit të lirisë. Do ta telefonoj vetë Meghanin dhe e marr të gjithë përgjegjësinë dhe do ta sjell në shtëpi shëndosh e mirë.” Këto ishin fjalët që tha miku i tij në atë kohë, të cilat dhe sot e bëjnë Harry-n të ndjehet mirë.
I gjithë motivi i shkëputjeve të lidhjeve nga ana e Meghanit, vjen me ambicien e jashtëzakonshme që dukesha ka për t’u marrë me politikë. Ajo ka preferuar që të ketë pas vetes personazhe të fuqishëm, si Michelle Obama, Oprah Winfrey apo Amal Alamuddin. Duket më tepër një histori fantashkencë, por shumë ekspertë nuk përjashtojnë mundësinë që Meghan Markle mund të arrijë larg. Në këtë rast, nëse ajo arrin të rrëmbejë presidencën amerikane, Harry do të jetë “first man”.



















