KreuCelebrity

U tha se u ribashkua me Lisa Bonet? Jason Momoa tregon si qëndron e vërteta!

Jason Momoa dhe Lisa Bonet me anë të një njoftimi të përbashkët në rrjetin social Instagram para pak kohëve dhanë lajmin se i dhanë fund martesës së tyre.

Më pas, disa burime pranë çiftit thanë për “Hollywood Life” se dyshja e njohur vendosi t’i japë një tjetër shans martesës, por mesa duket e vërteta nuk qëndron kështu.

Së fundmi aktori i njohur, Jason Momoa ka reaguar ndaj aludimeve për një ribashkim të mundshëm me Lisa Bonet. Në një intervistë për “Acces Hollyëood”, Jason deklaroi përfundimisht se ai dhe Lisa nuk do të kthehen së bashku pavarësisht thashethemeve se ata po pajtohen.

“Nuk jemi përsëri bashkë, ne jemi familje. Ne kemi dy fëmijë të bukur së bashku por nuk do të kthehemi bashkë”, u shpreh ai.

Momoa mori pjesë gjithashtu në fillim të këtij muaji në premierën e filmit të Zoë Kravitz, “The Batman” në New York City. Jason falënderoi të gjithë fansat për respektimin e privatësisë së tyre gjatë kësaj një periudhe, “Është mjaft e vështirë të ndahesh në sytë e publikut. Ne e vlerësojmë privatësinë gjatë këtyre kohërave”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF