Miley Cyrus e ka quajtur martesën me Liam Hemsworth një katastrofë. Këngëtarja e njohur e bëri këtë deklaratë gjatë një koncerti që po mbante në Lollapalooza Brazil.
Teksa performonte gjatë fundjavës, 29-vjeçarja ndihmoi një fans t’i propozonte të dashurës së tij në skenë.
Këngëtarja e njohur tha, “Zemër, shpresoj që martesa jote të shkojë më mirë se e imja. E imja ishte një katastrofë”.
Kujtojmë që Miley u fejua me Hemsworth në qershor 2012 tre vite pasi u takuan në xhirimet e “The Last Song”. Megjithëse u ndanë në vitin 2013, Cyrus dhe ylli i Hunger Games u ribashkuan në janar 2016 për t’u martuar më pas në vitin 2018.
Gjërat nuk shkuan mirë mes tyre dhe i dhanë fund martesës më pak se një vit më pas.